
Hedhja nga trampolina e një sportisteje kanadeze u kthye në një makth për të, pasi u vlerësua me zero pikë dhe ra me këmbë në ujë.
Pamela Ware ishte debutuese në Tokio 2020. Por ajo gaboi në hapat e saj në trampolinën e lëvizshme, duke rënë keq. Sportisja synonte që të siguronte një vend në finale, por gabimi i bërë i kushtoi shumë dhe ajo u eliminua nga gara.
Të shumtë ishin ata që komentuan performancën, e cila u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Vetë 28-vjeçarja në Instagram tha se diçka e tillë mund t’i ndodhte kujtdo dhe se nëse ajo do të tentonte të kryente hedhjen saktë, atëherë rrezikonte që të dëmtohej nisur nga rrethanat.
Dështimi i kanadezes ndodhi 24 orë pasi olimpistja meksikane Arantksa Chávez bëri një gabim identik në raundin e parë, në hedhje nga trampolina, po në lartësinë 3 metra.
OTRO CERO en CLAVADOS
Ahora fue la canadiense 🇨🇦 PAMELA WARE quien perdió la concentración y no pudo lanzar su clavado. Ayer fue la mexicana Arantxa Chávez @ArantxaChvezM1 Ambas quedaron fuera de la competencia.
Acá 👇🏼👇🏼👇🏼 los dos fallos muy parecidos… pic.twitter.com/17dwJBURJM
— 𝔻𝕒𝕧𝕚𝕕 𝕊𝕒ú𝕝 𝕍𝕖𝕝𝕒 (@davosv2004) July 31, 2021





