Transmetuar më 02-08-2021, 20:34

Reperi shqiptar Mozzik ka zbuluar se prej kohësh vuan nga ankthi.

Përmes disa postimeve në Instagram, ai ka treguar se nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij çrregullimi, që po prek gjithnjë e më shumë njerëz.

“Është e trishtuar sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë.

Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd