
Anthony Barajas, një i ri i famshëm në platformën online TikTok, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ai u plagos kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një kinemaje në Kaliforni, thanë autoritetet.
Barajas, 19 vjeç dhe një mikeshë e tij, Riley Goodrich, po shikonin filmin “The Forever Purge” në një kinema rreth 75 kilometra nga Los Anxhelos të hënën e kaluar kur personi i armatosur hapi zjarr.
Dy të rinjtë, një nga spektatorët e paktë atë natë, u gjetën nga stafi i kinemasë pas shfaqjes.
Riley Goodrich ishte tashmë e vdekur, ndërsa Barajas u dërgua, me dëmtime shumë të rënda, në një spital ku humbi betejën me plagët të shtunën.
19-vjeçari njihej me nofkën “itsanthonymichael” dhe kishte pothuajse 1 milion ndjekës në platformën TikTok, ku ngarkonte video nga jeta e tij e përditshme.
Autoritetet po punojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.





