Transmetuar më 02-08-2021, 18:57

Një përplasje e frikshme është regjistruar sot në mesditë në autostradën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa viktima.

Siç shihet dhe në foton e publikuar në rrjete sociale, një mjet fuoristradë Ford ka goditur në mënyrë të frikshme një Benz gri E Class duke iu futur poshtë shasisë.

Mjeti Benz ka përfunduar me rrota në ajër ndërsa dy shoferët shihen në mes të rrugës duke u sqaruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd