Transmetuar më 02-08-2021, 14:45

UEFA nuk do t’i respektojë vendimet e Gjykatës së Madridit për të revokuar veprimet e saj penalizuese kundër 12 anëtarëve themelues të Superligës Europiane. Ajo shpreson të fitojë sfidën ligjore në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Sipas “Times”, organi i drejtuar nga Aleksander Ceferin do t’i injorojë kërkesat e Gjykatës Tregtare numër 17 të Madridit, ku Real Madridi dhe Barcelona fituan mosndëshkimin nga UEFA të premten e kaluar.

Në komunikatat e dy skuadrave spanjolle u njoftua se Gjykata e Madridit urdhëroi ngrirjen e procedurave disiplinore të hapura kundër tri klubeve të mbetura në Superligën Europiane. Po kështu, kjo gjykatë i kërkoi UEFA -s të anulojë gjobat dhe kufizimet e tjera që iu vendosën nëntë klubeve të tjera themeluese.

UEFA's New President, Aleksander Ceferin, Craves Plenty of Change in His  Staid Sport - The New York Times

Gjykatësi gjithashtu e detyroi UEFA -n të publikojë në internet heqjen e të gjitha sanksioneve ekonomike dhe sportive. Ai urdhëroi UEFA-n t’i kërkojë Premier League dhe Serie A të heqin dorë nga të gjitha veprimet e ndërmarra kundër klubeve angleze dhe italiane të përfshira.

Sidoqoftë, një burim pranë organit drejtues të futbollit europian i tha “Times” se nuk ka ndërmend të ekzekutojnë urdhrin e Gjykatës së Madridit dhe se veprimet e UEFA-s do të justifikohen plotësisht nga gjykata europiane.

Pritet që deri në tetor të ketë një zgjidhje nga gjykata europiane mbi këtë mosmarrëveshje midis UEFA dhe klubeve themeluese të Superligës, veçanërisht Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, të cilët mbajnë gjallë idenë e tyre për krijimin e një turneu paralel me atë të Champions-it.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd