Transmetuar më 02-08-2021, 14:16

Për të siguruar Lojëra Olimpike të pastra, laboratori antidoping i Tokios punon 24 orë në ditë. Aty analizohen mostrat e urinës ose gjakut të sportistëve për substanca të ndaluara. Kontrollet kryhen çdo ditë në mesin e qindra sportistëve që garojnë në këtë ngjarje olimpike.

Laboratori i Tokios është plotësisht i ri dhe i fjalës së fundit, me pajisje që janë të afta të analizojnë dhe zbulojnë substanca dhe metoda të ndaluara të listuara në listën “WADA 2021”.

Gjatë Lojërave, dhe siç ka zbuluar kohët e fundit Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA), rreth 130 njerëz, të cilët përbëjnë stafin e laboratorit, analizojnë mostrat e mbledhura gjatë gjithë ditës për të marrë rezultatet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Tokyo 2020 event programme to see major boost for female participation,  youth and urban appeal - Olympic News

Laboratori mbështetet nga 50 ekspertë shkencorë nga e gjithë bota, me njohuri të thella për anti-dopingun dhe sfidat analitiko-operacionale që bartin Lojërat Olimpike.

Janë planifikuar të kryhen rreth 5.000 kontrolle anti-doping, nga të cilat gjysma janë bërë tashmë, në 10 ditët e para të konkurrimit, sipas organizatorëve. Për momentin, janë mbledhur më shumë se 3.100 mostra, nga të cilat 2.530 janë urine dhe 610 gjaku.

Sportet më të analizuara deri më tani kanë qenë disiplinat ujore, vozitja, atletika, çiklizmi dhe peshëngritja, ndërsa ekipet që iu nënshtruan më së shumti testeve janë ato të SHBA, Australisë, Kinës, Britanisë së Madhe dhe Komitetit Olimpik Rus (ROC).

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd