
Në fakt në plazhet shqiptare ti mund të dëgjosh këngë nga e gjithë bota. Ne nuk kemi patriotizëm.. kot që mburremi. Por kjo ka edhe anën pozitive. Ne jemi një popull që e duam kulturën, pranojmë diversitetin….
Gazetari Berat Buzhala në një reagimtë tijin një ditë më parë e cilësonte si ofendim faktin që në zonën e plazheve shqiptare, si në Gjirin e Lalzit dëgjojnë këngë serbe, duke fyer kështu edhe kosovarët që vinnë me pushime në Shqipëri.
Ai dënoi vendosjen e këngëve të serbes, Ceca, emri i vërtetë i së cilës është Svjetllana Raznatoviç, dhe është bashkëshortja e kriminelit Arkan. Në një postim në rrjetet sociale, Buzhala ka postuar një video nga Gjiri i Lalëzit, ku sipas tij, turistët serbë po dëgjojnë këngë serbe me volum të lartë. Ai shton me humor se diskun e këngëve mund t’ia ketë dhënë vetë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
"Pse bre kanë nevojë me u nënshtru para 100 turistave prej Serbisë, edhe me i ofendu qindra mijëra turistë të Kosovës? Veç po du me e ditë pse? Pse Ceca e jo Shkurte Fejza? Ka mundesi more që s’jemi vllazën? Po get Vuçiçi ia kish dhanë Ramës CD’në në Shkup. I kish thane nësë m’ki dost shko lëshoje dikund ne deti…", shkruan Buzhala, i cilil e shoqëronte me anë të një video.
Sulmeve të Berat Buzhalës i është kundërpërgjijgur analisti Milaim Zekës me anë të një postimi në rrjetet sociale. "Nësë don me qenë “patriot” ballkanik, mundesh me i ba 1000 shërbime Serbisë, mundesh tanë jetën me qenë argat i sajë, edhe bashkëpunetor i Arkanit në vrasjen e Gervalleve dhe te Kadri Zekes me 17 janar 1982, ama krejtë keto gjynahe (mekate) i lane nese e shane Cecen, edhe nësë e këndon këngën “Xhamadani vija-vija”! Kur shkojë tek varri i Adem Jasharit, nga thellesia e tokes, e nga kupa e qiellit, me duket sikur degjojë zërin e tije, duke kenduar vargun epik: O kuku, kuku per mu, po per shume e mutin kemi luftu!!!", shkruan Zeka në reagimin e tij.
Reagimi i plotë
Në Shqipëri Cecën e duan kot, në Kosovë plotë
Ka mundësi që Ceca dëgjohet nëpër Shqiperi, por ju garantoj që as nuk e dine se kush është. Me nje fjale, e dëgjojne kot, për zërin e saj, për muzikën ballkanike. Pra, “bëjnë” një vepër penale, pavetedije.
Ne në Kosove, jemi rritë me Zdravko Çoliçin, me Cecën, me Draganën, e plot emra të tjerë serb. Vallahin damarët i kemi pre për ta. Ne plote makina të Kosovës dëgjohen këto këngë. Plote këngëtarë të Kosoves janë imituese të Cecës dhe Draganes, deri ne frizure dhe veshje. Per me qene me konkret, para disa viteve, kur Ceca pati ardhe per nje koncert ne Shkup, kuku nanë, 20 autobusa patën shku prej Kosove, e qindera makina në stadion. eNe funde te fundit, Ceca dhe burri i saje, Arkani, asnjë krim nuk e kanë ba në Shqiperi. Tani lindë pyetja, qysh po kemi ftyre me ndezë këto debate, kur pjesa dermuese e ne kosovareve, edhe sot përjargemi per Cecën e Draganën, sikurse ai qeni i Pavllovit para se me ia hudhe mishin para turive?!
Nese don me qene “patriot” ballkanik, mundesh me i ba 1000 shërbime Serbisë, mundesh tanë jetën me qenë argat i sajë, edhe bashkëpunetor i Arkanit në vrasjen e Gervalleve dhe te Kadri Zekes me 17 janar 1982, ama krejtë keto gjynahe (mekate) i lane nese e shane Cecen, edhe nësë e këndon këngën “Xhamadani vija-vija”!
Kur shkojë tek varri i Adem Jasharit, nga thellesia e tokes, e nga kupa e qiellit, me duket sikur degjojë zërin e tije, duke kenduar vargun epik: O kuku, kuku per mu, po per shume e mutin kemi luftu!!!





