Transmetuar më 02-08-2021, 08:41

Ndërsa Evropa lufton me një numër në rritje të rasteve të koronavirusit të shkaktuara nga varianti Delta, disa vende po i bëjnë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe disa udhëheqës madje po konsiderojnë bërjen e vaksinave të detyrueshme për të gjithë.

Franca dhe Greqia njoftuan kërkesa të reja për vaksina të hënën, duke ndjekur gjurmët e Italisë, e cila i bëri vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë që në prill.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila po ecën përpara me planin e saj të zhbllokimit pavarësisht paralajmërimeve të forta nga ekspertët, ka thënë po ashtu se do të urdhërojë vaksinim për stafin mjekësor duke nisur nga tetori.

Jo të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor janë të kënaqur me këtë veprim. Në Itali, po ndermerren disa sfida gjyqësore të nisura nga ata që nuk duan të vaksinohen.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një peticion kundër planit për t’i bërë vaksinat të detyrueshme ka tërhequr më shumë se 100,000 firma.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd