
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Pogradec.
Një 24-vjeçare, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar.
Ajo dyshohet se është vetëvarur në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.
Gruaja e identifikuar si Rexhina Dervishi, nënë e një fëmije të vogël, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndersa e reja ishte e martuar në Prrenjas.
Trupi i pajetë i 24-vjeçares është dërguar në morgun e Pogradecit për ekspertizë.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./noa.al/





