Transmetuar më 01-08-2021, 22:12

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Pogradec.
Një 24-vjeçare, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar.
Ajo dyshohet se është vetëvarur në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.
Gruaja, nënë e një fëmije të vogël, e identifikuar si Rexhina Dervishi, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndersa e reja ishte e martuar në Prrenjas.
Trupi i pajetë i 24-vjeçares është dërguar në morgun e Pogradecit për ekspertizë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





