Transmetuar më 01-08-2021, 20:36

Një video virale e bërë në Blumberg të Germanisë jugore po qarkullon në rrjetet sociale, ku në të shihet një burrë me ekskavator duke shembur ballokonet e një pallati të ri.

Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë një mosmarrëveshje me pagesën mes personit në video dhe pronarin e objektit, i cili dyshohet se i kishte borxh për ti dhënë.

Në video shihet burri që shemb ballkonet e pallatit dhe thyen dritaret gjithashtu.

Policia u lajmërua menjëherë në lidhje me atë që po ndodhte dhe rrethoi zonën duke bërë të mundur arrestimin e burrit pak më tej.

Fatmirësisht askush nuk ishte brenda ndërtesës në momentin e incidentit dhe nuk raportohet për të lënduar.

Megjithatë dëshmitarët thanë se tërbimi i tij pushoi vetëm sepse tubi hidraulik i ekskavatorit u prish, raporton gazeta gjermane Schëarzëuelder Bote.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd