Transmetuar më 01-08-2021, 15:26

Pas më shumë se 10 ditësh flakë dhe tym një helikopter po bën të mundur shuarjen e zjarreve. Me ndërhyrjen  e tij, po vihen nën kontroll flakët në një prej vatrave më aktive, atë në Dukat.

Tani helikopteri po mundohet të shuajë edhe flakën në Karaburun, e cila është e vështirë, sepse territori i djegies është shumë i madh.

Ndërsa në Tragjas flaka ka zbritur deri në korsinë e automjeteve.

Helikopteri furnizohet herë pas here me ujë në plazhin e Orikumit duke shpërndarë ujë në Dukat, por edhe në Orikum.

Ndërkohë, edhe qytetarët nga ana tjetër, po përpiqen të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha sotme po vazhdojnë operacionet që po zhvillohen nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e zjarreve.

Sipas tij, “sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd