







Pesë gra dhe 14 fëmijë mbërritën sot në aeroportin e Rinasit pasi kaluan vite të tëra në kampet famëkeqe të familjarëve të ISIS në Siri.
Tashmë 19 shqiptarë janë kthyer në familjet e tyre, në një operacion që u ndoq nga vetë kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
A2 ka zbardhur emrat e nënave që u kthyen sot në Rinas, të cilat shoqëroheshin nga fëmijët e tyre, disa prej të cilëve kanë lindur në kamp.
Kështu, janë kthyer sot në Rinas, Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.
Personat e riatdhesuar do të qëndrojnë në fillim në një qendër të posaçme në Durrës, ku do të kontrollohen nga ana shëndetësore dhe do të karantinohen për disa ditë, për t’u kthyer më pas tek familjet e tyre.





