Transmetuar më 01-08-2021, 13:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 04:50, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij një 58-vjeçar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se viktima është shtetasi me inicialet, SH. B. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 58 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd