Transmetuar më 01-08-2021, 12:25

Edi Rama shfaqet shumë sensitiv në faktin që ka humbur të dy prindërit e tij.

Për herë të parë sot, ai ka publikuar foto nga varri ku prehen babai i tij Kristaq Rama dhe nëna, Aneta Rama.

Kryeministri dhe kreu socialist thotë se ka dashur të tregohet burrë kur i ati iku nga kjo botë, por, kur pak kohë më parë humbi edhe nënën, atëherë e përjetoi atë si një fëmijë.

"Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…", shprehet z.Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd