Transmetuar më 01-08-2021, 00:07

Shumë njerëz kanë frikë nga vaksinat, kjo po dëshmohet sidomos gjatë pandemisë.
Miliona persona në mbarë botën po vaksinohen kundër COVID-19 dhe një ndër ta është djalë i ri, i cili siç shihet në video frikësohet shumë.
Në videon e publikuar nga Daily Mail, ku nuk përcaktohet se në çfarë vendi, shihet infermierja teksa përgatitet ta vaksinojë në krah të riun, ndersa ky i fundit dëgjohet duke bërtitur.
Ndërkohë të gjithë të pranishmit që po prisnin për t’u vaksinuar si kanë mbajtur dot të qeshurat.
Në fund, pasi e merr vaksinën, burri duartrokitet nga të pranishmit për guximin që mezi e gjeti.
Më poshtë pamjet:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





