Transmetuar më 25-07-2021, 12:34

Modelja shqiptare po përjeton një histori pasionante dashurie me Alessandro Basciano. Erjona Sulejmani, ish-gruaja e Blerim Dzemaili, futbolistit shqiptar të kombëtares së Zvicrës, ka gjetur dashurinë e re dhe duket në qiellin e shtatë…

Pasioni është ndezur zjarr midis tyre. Kjo demonstrohet nga fotot e postuara në Instagram nga çifti, shkrepje me një ritëm shumë të lartë erotik, që dokumentojnë relaksin total në plazh.

Po kush është Erjona Sulejmani? E lindur më 1989, ajo është një modele shqiptare, e cila u bë e njohur edhe falë lidhjes me Blerim Dzemaili, ish-lojtari i Napolit dhe mesfushori aktual i Bologna. Martesa e tyre u prish në vitin 2017, tri vite pasi kishin shkuar në altar.

Jeta e Erjonës shënjohet nga një fëmijëri e vështirë. "Në moshën 9 vjeç, një vajzë që përjeton luftë (vitin e tmerrshëm 1997), sigurisht që mbart trauma. Nuk është e lehtë…, duhet ta jetosh atë në lëkurën tënde. Janë përvoja të forta ato që ju bëjnë të rriteni, ju formësojnë, ju bëjnë një luftëtare. Në kësi situatash zbuloni pjesë nga ju, që nuk mendonit se i kishit", – tha ajo në një intervistë.

Nga lidhja me mesfushorin e Bologna, lindi Luan i vogël më 2015, fëmija i vetëm i ish-çiftit. Dzemaili do të bënte gjithçka ishte e mundur për t’ia fituar zemrën asaj, madje duke përdorur edhe një mashtrim.

"Ai pa fotot e mia që dilnin nëpër gazeta dhe për të më kontaktuar bëri sikur ishte një gazetar, me justifikimin e një interviste. Nuk e njihja fare futbollin, sot akoma më pak… Fillimisht nuk e pranova, sepse e dini, kur përfshihesh në një konkurs bukurie, gjithmonë je shumë e kërkuar… Ai më shkroi: shiko, pashë fotot e tua, u dashurova me ty. Je e bukur, me origjinë shqiptare si unë, flet italisht, je perfekte! Besoj se një ditë do të martohem me ty”.