23:38 | Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- 22:49 | Kishte mbjellë 1 mijë bimë kanabisi, zbulohet shtëpia e barit e shqiptarit në Belgjikë
- 22:49 | Justin Bieber: E urrej veten!
- 22:47 | 10 ndikimet ruse në Ballkan
- 22:37 | Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- 22:32 | SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Arabinë Saudite. Kievi: Ishte produktiv, drejt paqes
- 22:29 | Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- 22:28 | Turqia dhe Greqia kalojnë në Ligën A. Ju bashkohet edhe Serbia
- 22:18 | Fëmija 5 vjeç humb jetën nga sulmi rus me dron në Ukrainë
- 22:12 | Trump: Jam i vetmi person në botë që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Horoskopi javor i Susan Miller për secilën shenjë, 24 deri 30 mars 2025
- Përse ia morën jetën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë
- Sherri në shkollë pasoi vrasjen e Arditit në Kosovë
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e diel 23 Mars 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes për javën 24 deri 30 Mars 2025, sipas Susan Miller
- 3 shenjat që shkëlqejnë më fort sot – Fati është në anën e tyre! Ja çfarë thotë Paolo Fox
- Donald Trump tregon kush e vrau ish-presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy!
- Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga aksidenti, por humbën vajzën e tyre pasi ranë në lumë me makinë. 40 minutat e pafundme
- Lindi fëmijë me një 15 vjeçar kur ishte 22 vjeçe, jep dorëheqjen ministrja
- Parakalon me makinë policie në tunelin e Murrizit, gjobitet me 40000 lekë polici. I hiqen edhe 15 pikë nga patenta
-
Justin Bieber: E urrej veten!
-
Cilën kuti emergjence theu Jozi? Surpriza dhe dënimi që mori banori
-
“Është fallso komplet, aktrim i dobët…”/ Visjani për Laertin dhe zgjedhjen e tij për nominimin kokë më kokë me Valbonën: U tregua grek!
-
Valbona apo Laerti, kush mendoni se do lërë shtëpinë e “Big Brother VIP 4” të martën?
-
Të vendosur para sfidës nga Vëllai i Madh, Laerti zgjedh nominimin ‘kokë më kokë’ ndahet nga Valbona si një banor
-
‘Dy javë para se të hynim kam qenë në kafe me Laerti dhe shoqen e tij’! Rozana bën deklaratën e papritur për Laertin
-
‘O psikopate’! Marrëdhënia me ulje-ngritje e Eglit dhe Gjestit, Rozana për banorin: Ke frikë të luash vetëm
-
Surprizoi mbesën e saj në BBV, Tefta Radi: ‘Rozi bën diferencën di të luajë, uroj që ta fitojë’!
-
‘Më falni nëse kam bërë gabim…’! Gjesti përlotet teksa qëndron në oborr
-
Kush janë personazhet që pritet të jenë pjesë e “Ferma VIP” këtë edicion (EMRAT)
-
Dafina Zeqiri reagon ndaj kritikave: Shtatzënia nuk më ndalon të performoj
-
“Ti bëhesh xheloz për shokët, tmerr”/ Jozi-Aldos: Ke kërcyer me Loredanën…
-
Çudit Laert Vasili: Vij nga i njëjti trung familjar me Millosheviçin
-
‘Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin’! Egli i kthehet ashpër Gjestit: Atë fjalë mos e përdor me mua
-
‘Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne’! Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
-
Emocionuese! Rozana takon Tefta Radin, ikona e ekranit shqiptar: E shtrenjta ime, jam krenare me ty!
-
‘Nuk më ke dashur’! Gjesti akuzon Eglin
-
“Atë të shëndetit mendor e ka rrenë”/ G Bani: Egli është avokatja e djallit!
-
Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni ka dy fjalë për Eglin dhe Gjestin (FOTO)
-
“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit
-
Plas sherri mes Rozanës dhe Eglit
-
‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit
-
“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…
-
‘Edhe sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten’! Reagimi i familjarëve të Eglit pas rënies së ndjekësve
-
Gjesti këndon për Eglin: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim
“Paradhoma e tij ishte më keq!” – Ish-ministrja e Qeverisë Rama rrëfen intrigat në PS dhe përplasjen me Kryeministrin: Më bëri të qaj dy herë! Më dukej vetja sikur isha zhytur në një enë me helm!
Ministrja e Qeverisë së parë të kryeministrit Edi Rama, Milena Harito, ka rrëfyer eksperiencën e saj si pjesë e kabinetit të PS-së duke pranuar edhe se është kushërirë e Ramës. E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit, Roland Qafoku, Harito ka treguar se gjatë punës me kryeministrin Rama, ky i fundit e ka bërë të qajë dy herë.
Milena Harito ka mbajtur postin e Ministres së Inovacionit dhe ajo ka lidhje familjare me kryeministrin Rama, ku sipas rrëfimit të saj ajo bie kushërinj të tretë.
Harito është kthyer në Francë ku punon në një kompani të njohur, e cila sipas saj ka një kapital prej rreth 40 miliardë euro. Ish-ministrja tregon se nuk do të kthehet më kurrë në Qeverinë e PS-së dhe sipas saj, i dukej vetja “sikur isha në një enë me helm”.
“Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlciste bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension. Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë”, theksoi Harito.
Intervista e plotë e ish-ministres Milena Harito
Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështrië dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në ato katër vjet?
Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.
Doje të ndryshoje Shqipërinë?
Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e madhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu u duhur me pushtetin e duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.
Atë më të rëndësishmen. Pra momentin më të vështirë?
Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.
Qave shumë?
Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.
Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!
Ai ishte qëllimi. Kur e mendoj, ato ishin momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës, por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb, aty të bën të avancosh.
A ishte rasti i Milena Haritos që t’i bëhej kjo gjë?
Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njërit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.
Se ju ishit ministre shteti dhe e kishit zyrën afër.
Po në të njëjtin kat.
Më keq nuk kishte domethënë.
Paradhoma e tij ishte më keq.
Si kanë qenë katër vite si ministre? Si ishte të punoje me Edi Ramën?
Ishte absolutisht pasionante. Unë siç duket edhe nga karriera jam njeri që punoj shumë sepse jam njeri që e dua punën. Por, aq sa kam punuar në atë periudhë si ministre në qeverinë Rama nuk kam punuar kurrë në jetën time.
Po e the edhe një herë këtë të bëri Rama përsëri ministre!
Rrini shumë të qetë. Ti edhe Partia Socialiste. Unë e deklaroj që nuk ka për të ndodhur kjo. Unë nuk do jem ministre dhe kjo është gjëja më e sigurte në botë.
Me këto që thatë ndonjë shishe uthull është hapur andej në PS. Mos e thuaj me shaka se Edi Rama çohet në mëngjes dhe thotë Milena Harito do jetë ministre çfarë do ti thuash ti?
Unë do t’i them kam jetën time. Kaq.
Pra si ishin katër vite pune me Edi Ramën?
Superpasionate. Shumë interesante. Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën.
Në kuptimin pozitiv apo negativ?
Pozitiv do të thoja por..
Domethënë në shqip, ta merr shpirtin?
Po. Absolutisht në të gjitha format. Nuk di ta them në frëngjisht. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlciste bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension.
Po intriga rreth e rrotull kishit?
Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë.
Rudina Seseri ka thënë se Edi Rama nuk është kryeministër perfekt, por edhe Shqipëria është shumë e vështirë për ta naviguar. A jeni dakord me këtë përkufizim?
Po është shumë e saktë.
Zonja Harito, a mund ta shpjegosh konkretisht çfarë kushëriri e kishit dhe e keni Edi Ramën?
Kushëri të tretë.
Si konkrektisht?
Ore a i njeh ti kushërinjtë e tretë?
Rastësisht edhe mund ti njoh. Atëherë ka një fakt. Spiro Koleka, anëtari i Byrosë Politike kishte pasion gjenealogjinë dhe meqenëse kishte edhe mundësinë kishte krijuar pemën e familjes dhe ua ka lënë fëmijëve. Trungjet e familjeve tona bashkohen në vitin 1740.
Çfarë ishin në atë vit paraardhësit tuaj?
Motër dhe vëlla, dhe pastaj degët e degëve kanë ardhur deri te mua dhe Rama.
Po Berisha ka thënë se ishit kushërinj?
Ai e bëri këtë dhe e hapi. E tha dhe u bë legjendë. Doktori është i paparë se ai ma ngjiti.
Si e analizoni mënyrën se si bën opozitë Lulzim Basha?
Basha ka probleme shumë serioze. Më kujtohet kur isha ministre që mora një informacion që ai nuk kishte marrë diplomën e universitetit. Shkruajta një status në facebook që Lulzim Basha duhet të bënte publike diplomën. Por më bënë block direkt. Ky ishte kulmi. Në vend të jesh transparent ti e ngre karrierën mbi bazën e një gënjeshtre.
Çfarë domethënie ka kjo?
Për mua Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Lulzim Basha kryetar i PD, Edi Rama do jetë kryemnistër.
