Transmetuar më 20-07-2021, 15:09

Pronari i një picerie në Vlorë është përballur me situatë të pazakontë. Për një moment ai nuk u ka besuar syve kur para tij u shfaq një çantë plot me mijëra euro, të cilën dikush e kishte harruar në biznesin e tij. Falë dokumenteve, pronari arriti të zbulojë se kujt i përkiste çanta me shumën e parave dhe më pas e ka kontaktuar në rrjete sociale, duke ia dorëzuar bashkë me lekët.

Pronari i çantës me para është një këngëtar i njohur shqiptar, por që nuk bëhet me dije emri se cili është ai konkretisht.

“Respekt!

Shpendi, pronari i Piceri “Hera” në Vlorë,gjeti një çantë me mijra euro që e kishte harruar dikush në biznesin e tij. Falë dokumentave zbuloi pronësinë e çantës ku pas kërkimeve në rrjete sociale arriti ta kontaktonte dhe më pas ta dorëzonte te personi që e kishte harruar. Pronari i çantës, me shumën e madhe monetare, është një këngëtar i njohur Shqiptar. Njerëz të tillë si Shpendi ,janë vlerë për Shqipërinë”, shkruan gazetari Enrik Mehmeti në Facebook.