Transmetuar më 20-07-2021, 13:18

Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, babai i deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Ornaldo Rakipi, ka shpërndarë me ndjekësit në facebook disa foto nga bamirësia e bërë për festën e Kurban Bajramit.

Rakipi në foto shihet duke therur disa krerë bagëti dhe duke e dhuruar mishin tek banorët e lagjes. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme njerëzit nevojtarë shihen në radhë duke pritur të marrin një qeskë me mish.

Postimi i plotë: Me lejoni qe ne emrin tim dhe te familjes tone tju uroj perzemersisht Gezuar Kurban Bajramin.

Qofte i mbare, i begate per ju dhe Familjet Tuaja.

Ky do te jete Kurban Bajrami i pare qe dora e Baces tone Kahramanit nuk do tju sherbeje te varferve dhe nevojtareve.Qofsh i xhenetit babai yne i shtrenjte.

Megjithate ajo qe na frymezon eshte fakti, sa te jemi ne kete jete do vazhdojme te ndihmojme dhe gjendemi cdo personi ne nevoje sipas mundesive tona.

Pacit vetem gezime, mbaresi dhe dite te lumtura kudo ne familjet tuaja.Faxweb