Transmetuar më 20-07-2021, 12:19

Vetëm dy muaj pas ndarjes, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdheu ka folur për marrëdhënien me Sarën. Gjatë një interviste ai zbulon se ka qenë Sara që e ka lënë Atdheun.

Por pavarësisht se duket sikur lidhja e tyre ka marrë fund, Atdheu e ka lënë këtë çështje pezull.

Duke sjellë në vëmendje një deklaratë të Sarës gjatë një interviste ku ajo shprehej se nuk do kthehej më me Atdheun, ky i fundit tha “kurrë mos thuaj kurrë”.

“E dëgjova me një intervistë Sarën që thoshte se nuk kthehem më me Atdheun. Jetës nuk i dihet i them Sarës, kurrë mos thuaj kurrë. Më ka lënë ajo mua” – tha Atdheu.

Në emisionin “Në pranga”, Atdheu ka shprehur simpatinë edhe për drejtuesen e emisionit “Përputhen”, Bora Zemanin.

Ai shprehet se do i kishte bërë 10 vite burg për Borën.

“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”

“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turret. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi Përputhen u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë” – tha Atdheu.