Transmetuar më 19-07-2021, 22:04

Media britanike "The Sun", ka rrëfyer historinë e trishtë të një vajze braziliane e cila është detyruar të shesë trupin e saj në Britaninë e Madhe.

Kur Silvias nga Brazili iu ofrua një fluturim për në Britaninë e Madhe, përmes një ‘shoqeje’, ajo ishte e bindur se tashmë do të kishte një jetë më të mirë.

Në fakt ndodhi e kundërta. Ajo ra pre e një rrjeti të trafikimit të qenieve njerëzore dhe e gjeti veten duke punuar 16 orë në ditë në një shtëpi publike, ku paguhej 20 paund për 15 minuta akt intim.

Media britanike shton më tej se ajo është përd.hunuar nga një person me Sida.

“Nëse jeni nga një vend i varfër, natyrisht që dëshironi një jetë më të mirë”, thotë ajo për The Sun.

“Kisha shumë klientë, dhjetë klientë në ditë, dhe lëndohesha pothuajse gjatë gjithë kohës. Ishte rraskapitëse. Kisha aq shumë klientë që më trajtonin si një kafshë, ndjehesha si një copë mishi”, ka shtuar ajo.

Pas shtatë viteve ferr, Sylvia u shpëtua nga trafikantët dhe tani është kthyer në Brazil, por vlerësohet se 135 000 vajza të tjera ushtrojnë zanatin e shitjes së trupit në Britaninë e Madhe.