Transmetuar më 16-07-2021, 08:49

Përmbytjet kanë shkaktuar mbi 80 viktima dhe mbi 1300 të zhdukur në Gjermani. Mes historive pikëlluese është ajo e një babai që kërkon dy vajzat e humbura.

I ati i vajzave u shfaq Live në BILD duke treguar se dy vajzat e tij ndodhen në vendin e përfshirë nga përmbytjet dhe nuk ka mundur të lidhet me to.

Kontakti i fundit telefonik që kishte pasur me vajzat të moshave 13 dhe 17 vjeçe kishte qenë të mërkurën në mbrëmje dhe që prej atij momenti nuk ka më asnjë lajm prej tyre.