Transmetuar më 13-07-2021, 13:03

Një 30 vjeçar, trajner kursesh futbolli në Volos të Greqisë, ka ngacmuar shtatë djem të moshës 10 deri 14 vjeç duke i ftuar ata për takime intime.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik duke vënë në pikëpyetje edhe të tillë sektorë të mësimdhënies ku rastet e pedofilisë dhe homosek.sualitetit duken të rralla.

I riu punon si trajner në Akademinë e Futbollit në Volos. Në grupin e tij ai ka disa djem të mitur që kanë ëndërr, pasion dhe talent, futbollin.

Por 30 vjeçari që i trajnon, shquhet për një tjetër talent, atë të ngacmimit të të miturve dume kryer vepra të turpshme.

Përmes Instagram, ai u ka dërguar të paktën shtatë djemve, fotot e tij lakuriq duke ekspozuar organin gjenital.

Zbulimi u bë nga babai i një djali 14 vjeçar. Ai konstatoi se në llogarinë e të birit në Instagram gjendeshin disa foto të trajnerit të tij lakuriq nga mesi e poshtë.

Bashkë me fotot kishte dhe mesazhe er otike ku shpreheshin dëshira për çaste intime.

Pas denoncimit, tani dosja e çështjes përfshin dëshmitë e shtatë të miturve dhe prindërve të tyre.

Jo vetëm kaq, 30 vjeçari ka arritur të bëjë një takim me një nga djemtë, por nuk ka ndodhur akt intim.