Transmetuar më 30-06-2021, 21:45

Një parashutist në Jordani për pak sa nuk ka humbur jetën kur një peshkaqen doli nga uji dhe i kapi këmbën.

Sipas mediave, një 37-vjeçar ishte mbi Detin e Kuq kur u sulmua nga krijesa e fuqishme.

Siç mund ta shihni në video, burri është duke fluturuar mbi ujë me parashutën e tij, por kur afrohet me ujin peshkaqeni del në sipërfaqe e sulmon dhe përpiqet ta tërheqë poshtë.

Për fat të mirë një person i cili ishte duke ecur me një anije e vuri re se parashutisti ishte në rrezik dhe e tërhoqi parashutistin deri sa ai u ngrit në ajër dhe i shpëtoi rrezikut.

Sipas raporteve, burri u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak Prince Hashem, Aqaba, ku ai iu nënshtrua një operacioni në këmbën e djathtë të dëmtuar.

Burrit iu këputën një numër tendinash, si dhe iu thyen disa kocka, por gjendja e tij sipas mjekëve është e qendrueshme.

Më poshtë keni pamjet: