Transmetuar më 30-06-2021, 20:28

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur sot në Strasburg, Francë, ku një shqiptar është vrarë me dy plumba arme zjarri.
Policia lokale tha se viktima është një shqiptar 60 vjeç. Ai është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në mes të rrugës.
Deri tani nuk dihet asgjë në lidhje me identitetin e shqiptarit, por po hetohet në lidhje me konflikte mes grupeve shqiptare në Strasburg edhe pse viktima nuk ishte me precedentë penalë.
Një dëshmitar ka treguar se ka parë dy burra me maska dhe kapele dhe pasi qëlluan për vdekje shqiptarin, ikën me një makinë, e cila u gjet e djegur më vonë./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





