
Ndonëse ende nuk ka përfunduar, ky evropian do mbahet mend për disa rekorde.
Rekordi i parë është ai i autogolave, plot 9 të tillë në 44 ndeshje të luajtura deri më tani, ndërsa është thyer edhe rekordi i 2016-s, kur nisi për herë të parë formati me 24 skuadra, ku në total janë shënuar 108 gola, ndërsa pa filluar ende faza e çerekfinalisteve, golat e shënuar në Euro2020 janë shënuar 123 gola.
Euro2020 ka një mesatare golash për ndeshje prej 2.8, ndjekur nga Euro2000 me 2.74 gola për ndeshje dhe Euro 1984 me 2.73 gola për ndeshje. Që të thyhet rekordi i golave të Euro2000 (me 16 skuadra), në këtë europian duhet të shënohen të paktën 140 gola.
Numri më i madh i golave është shënuar nga lojtarët e Serisë A, ku kryesojnë lojtarët e Juventusit me 9, Atalantës me 7 dhe Interi me 6.
Sa u takon golave të shënuar, Spanja kryeson me 11 të tillë, ndjekur nga Italia e Danimarka me nga 9 gola. Spanja kryeson edhe përqindjen e kontrollit të topit me 67.5 për qind, ndjekur nga Gjermania me 59.3 dhe Italia me 56.4 për qind.
Në saktësinë e pasimeve Gjermania kryeson me 89.3 për qind, ndjekur nga Franca e Spanja me 89 për qind. Italia kryeson rastet e krijuara për gol me 87 të tilla, ndjekur nga Danimarka me 77 dhe Spanja me 68 të tilla.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





