Transmetuar më 30-06-2021, 18:24

Përditësuar

Vendim i papritur. Angli-Ukrainë e cila do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës do të zhvillohet pa tifozët nga Britania e Madhe dhe Ukraina.

Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato deklaroi se rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh ndaj nuk do të lejohen tifozë nga asnjë prej këtyre dy vendeve më 3 korrik nëse nuk karantinohen.

Sipas vendimit, çdo shtetas britanik që vjen nga ky vend në Itali, duhet të karantinohet për 5 ditë. Praktikisht kjo do të thotë se askush nuk mund ta arrijë 3 korrikun për të parë ndeshjen.

Sa për Ukrainën, shtetasit e këtij vendi as që lejohen fare të hyjnë në Itali.

Pasi ka luajtur katër ndeshjet e para në “Wembley” para tifozëve të tyre, Anglia tani do të luajë për kualifikimin e saj në gjysmëfinale të EURO 2020 në Romë ndaj kombëtares ukrainase dhe do ta bëjë këtë pa kontributin e tifozëve britanikë, të cilët ishin thelbësorë në fitoren ndaj Gjermanisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd