
Paul Pogba ka qenë lojtari i parë nga Franca, që ka marrë guximin të thyejë heshtjen e të flaës për atë që iu ndodhi kampionëve të botës në “Euro 2020”. Pothuajse të gjithë në unison e shihnin Francën favorite absolute për ta fituar Europianin e kësaj vere, por u rrëzua që në 1/8 finale, ndaj Zvicrës. Ky dështim i ka tronditur transalpinët, pozitat e trajnerit Didier Deschamps.
https://www.instagram.com/p/CQuSjNVDpZ5/?utm_source=ig_web_copy_link
Mesfushori i Manchester United pranon hidhërimin e madh si shkuan gjërat, por premton se nuk do ta ulin kokën. Përmes Instagramit, Pogba shkroi: "Ndonjëherë futbolli mund të jetë mizor… dhe gjithashtu i bukur. Ndeshja e fundit solli trishtim për ne dhe lumturi për kundërshtarët tanë. Kjo është bukuria e futbollit.
Sigurisht, të gjithë dëshironim që të mund të kishim një rezultat pozitiv. Faleminderit shumë për të gjithë tifozët tanë në të gjithë globin. Ishte bukur t’ju shihja, t’ju dëgjoja dhe të festoja me ju. Ju na dhatë shpresë dhe gëzim gjatë të gjitha lojërave tona. Ne do ta mbajmë kokën lart dhe do të kthehemi më të fortë. Më në fund, dua t’i uroj suksese Zvicrës!"
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





