Transmetuar më 30-06-2021, 10:09

Policia ka dhënë detaje për grabitjen e një furgoni mallrash në Thumanë.

Ka qenë drejtuesi i mjetit, një 62 vjeçar nga Tirana që ka denoncuar rastin. Mësohet se rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. B., 62 vjeç, është paraqitur në polici dhe ka denoncuar se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

"Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin", njofton policia.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd