Transmetuar më 30-06-2021, 08:43

Nervat u tensionuan shumë pas humbjes së Francës në 1/8 finale të “Euro 2020”, me penallti ndaj Zvicrës. Siç është raportuar nga RMC Sport, pas 11-metërshave, që dënuan kampionët në fuqi të botës, në tribunat e Arenës Kombëtare në Bukuresht shpërtheu një mosmarrëveshje midis nënës së Adrien Rabiot me familjet e Paul Pogba dhe Kylian Mbappé.

Veronique Rabiot, nëna dhe agjentja e mesfushorit të Juventusit, shpërtheu pas eliminimit të ekipit kombëtar francez. Së pari sulmoi familjen e Pogba në bilbilin e fundit të kohës së rregullt. Arsyeja për këtë diskutim të parë ishte goli i tretë i Zvicrës, që erdhi nga një top i humbur prej yllit të Manchester United. Pastaj ajo iu hakërrye familjes së Mbappé në fund të penalltive, me sulmuesin e PSG-së që bëri gabimin vendimtar.

Veronique iu kërkoi prindërve të qortonin djemtë e tyre, t’i mësonin të jenë më pak arrogantë, duke shkaktuar një diskutim të nxehtë. Sherri vazhdoi për disa minuta, me familjet e tjera të futbollistëve transalpinë që ishin dëshmitarë të skenës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd