
Partizani përforcohet në mbrojtje, repart ku i kanë ikur dy titullarë të sezonit të kaluar: Bitri dhe Hakaj. Klubi i kuq ka konfirmuar nënshkrimin me 27-vjeëarin maqedonas, Filip Gligorov, i cili e njeh kampionatin shqiptar, sepse ka luajtur më herët me Vllazninë.

Ja njoftimi i 16 herë kampionëve të vendit me këtë rast: “FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Filip Gligorov. Mbrojtësi 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 2-vjeçare dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Ilir Daja. Gligorov, i cili së fundi ishte pjesë e ekipit të Shkupit, më parë është aktivizuar në Sllovaki, Bosnjë Hercegovinë, Rumani, si dhe në kampionatin shqiptar me Vllazninë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





