Transmetuar më 29-06-2021, 23:45

Një burrë në Turqi dhunon gruan e tij në publik.

Siç edhe shihet në video, burri ndërsa qëndron i ulur në kafe me bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 muajsh në karrocë, ngrihet nga karrigia e tij dhe fillon të qëllojë gruan. Autori i krimit është një burrë 34 vjeç dhe ngjarja ndodhi në një kafene në qytetin Soma në provincën e Manisa në Turqinë perëndimore.

Gjatë diskutimit, autori u ngrit nga karrigia e tij dhe sulmoi ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua tre muaj më parë, ndërsa në dorë mban një gotë të thyer.

Kur një punonjës dhe klientët e tjerë të kafenesë nxituan të ndalojnë autorin e krimit, ai i sulmoi ata dhe më pas u largua.

Në vendin e ngjarjes një patrullë policie dhe një ambulancë menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe autori i krimit u arrestua pak minuta më vonë.

Më poshtë pamjet:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd