Transmetuar më 29-06-2021, 19:34

Dita e sotme ka qenë e hidhur për këngëtaren e njohur, Poni.

Këngëtarja ka humbur njeriun e afërt, kushërirën që e kishte si motër, sepse ajo vetë nuk kishte motër.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përkrah fotos shkruan:

“Kush do më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe, e të më thotë se ti je me ne? E bukura ime ti! Për çfarë të qajë motra jote për ty? Për rininë tënde apo tri yje që ke lënë mbrapa? O zot i madh, ma bëj engjëll këtë lule të bukur, që na copëtoi zemrën!

Mos ki merak e shtrenjta ime për Elën, Nadën dhe Martinin, do t’u gjendemi gjithmonë pranë sa të mundim.

Kur të vij në Itali, unë do pres të hysh si flutur, e të ulesh në supin tim e të këndosh bashkë me mua, o e bukura ime!”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd