Transmetuar më 29-06-2021, 16:44

Ciro Immobile është gati. Sulmuesi i Italisë do të përballet me Belgjikën në çerekfinale të “Euro 2020”, duke sfiduar përsëri Romelu Lukakun, një nga kundërshtarët e tij kryesorë në luftën për kryegolashënues të Serie A. Lojtari i Lazio arrin në takim me qetësi dhe entuziasëm: "Ndihet besimi i të gjithëve, unë jam shumë mirë. Me Austrinë, ndoshta nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por morëm rezultatin dhe kjo është ajo që ka rëndësi".

Lukaku – "Ai është sulmues i shkëlqyeshëm. Jemi me fat që e njohim mirë, sepse luan në kampionatin tonë. Do t’i krijojë shumë punë mbrojtjes sonë. Herën e fundit kur u përballëm, ai shënoi dy gola. Romelu ka forcë shkatërruese, shpejtësi, është përmirësuar shumë me Conte. Kush është më i miri? Nuk e di, do të pyesim Simone Inzaghi…”

Hazard dhe De Bruyne – "Me ta në fushë do të ishte një lojë tjetër. Të dy fusin këdo në telashe, por Belgjika gjithashtu ka një mënyrë për t’i zëvendësuar mirë”.

Golashënues – "Unë kujdesem vetëm për të fituar Europianin, do të hiqja dorë për këtë nga golat personalë”.

Euro 2020 preview: Belgium vs Italy - News Logics

Portugalia – "Kundër Belgjikës meritoi diçka më shumë për shkak të asaj që u pa në fushë. Cristiano Ronaldo? Të gjithë duan të luajnë kundër tij, sepse është më i miri. Që nga ardhja e tij, konkurrenca e Serie A është rritur shumë".

Rivalët – "Spanja, Belgjika, Anglia, Gjermania janë më të mirat që mbeten, por kemi vetëm tri ndeshje për të luajtur dhe synohet finalja".

Franca – "Ishte leksion i mirë për ne se asgjë nuk është e lehtë në këtë Kampionat Europian. Ne dominuam kundër Zvicrës, e cila na dukej si një ekip i vogël. Dje ishte e kundërta”.

Kupa e Botës 2018 – "Ishte zhgënjimi më i madh në jetën time si futbollist, por patëm forcën të ngriheshim. Unë dua t’i eliminoj të gjitha gjërat negative nga e kaluara dhe mendoj se po e bëj pak nga pak. Ne veshim një fanellë historike, e cila ka katër Kupa Bote dhe synon gjithmonë majën".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd