Transmetuar më 29-06-2021, 15:33

Një vajzë 11 vjeçe besohet se është nëna më e re në Britaninë e Madhe. Sipas mediave të huaja e mitura ka sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa ka lindur foshnjën e saj në fillim të qershorit, pas 30 javësh shtatzënë.

“Kjo është nëna më e re për të cilën kam dëgjuar ndonjëherë. Pesha ndikon në shumë hormone. Për shkak se fëmijët janë më të rëndë, puberteti po ndodh më herët këto kohë.”,-është shprehur Dr. Carol Cooper.

Në artikullin e publikuar në NYP thuhet se familja e të miturës është tronditur, ndërsa theksohet se këta të fundit nuk e dinin se vajza e tyre 11-vjeçare po priste një fëmijë. “Ka ardhur si një tronditje e madhe”,-ka thënë për mediat britanike një burim që e njeh familjen. Nëna më e re në Britani ishte më parë Tressa Middleton, e cila ishte 12 vjeç dhe lindi në vitin 2006, ndërsa siç duket tashmë rekordin e ka thyer 11-vjeçarja identiteti i të cilës nuk është bërë publik.

Burimi: nypost.com|joq.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd