Transmetuar më 28-06-2021, 07:49

Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në Përrenjas si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në Rrajcë.

Viktima është Riza Lleshi nga Katjeli, i cili ngiste zetorin, pasi e goditi nga pas një kamioncinë e drejtuar nga Xhevahir Dashi.

Policia ka shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit drejtuesin kamioncinës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd