Transmetuar më 27-06-2021, 19:22

Vajza shqiptare që denoncoi dy djem se e kishin përd hunuar në grup, ishte larguar nga shtëpia për t’iu shmangur abuzimit nga i ati, raportoi sot media greke Reporter.

Ajo tha se 19-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj në Spata sepse ishte ngacmuar sek sualisht nga babai i saj.

Zhvillimet vijnë një ditë pasi vajza 19 vjeçare shqiptare denoncoi dy djem bashkëkombës se e kanë mbajtur peng dhe përd hunuar për tri ditë me radhë, vijnë dëshmi dhe pretendime të tjera mbi këtë ngjarje.

Vajza sot ka deponuar sërish në polici. Më herët dje, ajo kishte thënë se dy djemtë shqiptarë 20 dhe 21 vjeç që shikoni në foto, e rrëmbyen dhe e mbyllën në një apartament në lagjen Kipseli në Athinë dhe e përd hunuan atë tri ditë rresht.

Detaj i ri është se të mërkurën, një muaj pasi kishte nisur njohja në Instagram, vajza shkoi të takohej me djalin 20 vjeçar shqiptar, njëri prej dy të pandehurve. Ai tha sot para grupit hetimor se ai u takua me vajzën pasi ajo vendosi të largohej nga shtëpia dhe në këto kushte, ai e ftoi të shkonin në shtëpinë e tij.

I akuzuari më tej tha se 19-vjeçarja u përpoq të kishte një marrëdhënie me të. Por kur ai nuk u përgjigj, ajo u përpoq me mikun e tij. "Ne nuk kemi bërë asgjë, nuk e kemi përdhunuar, nuk e di pse dëshiron të hakmerret ndaj nesh", tha një nga dy të akuzuarit.

Që të dy djemtë mohuan çdo akuzë duke thënë se asgjë për të cilën vajza e re u ankua nuk ishte e vërtetë.

Familja e vajzës ishte e shqetësuar dhe raportoi zhdukjen e saj në një stacion policie në verilindje të Atikës, pasi vajza nuk dha asnjë shenjë jete dhe as nuk iu përgjigj telefonit të saj celular.

Sot prokurori procedoi të arrestuarit 20 dhe 21-vjeçar për rrëmbim dhe mbajtje peng në bashkëpunim për të detyruar viktimën në veprime të turpshme, përd hunim në grup, përdorim droge, posedimi dhe furnizimi i barnave për përdorim vetjak. /noa.al