Transmetuar më 27-06-2021, 16:19

Dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç kanë përdhunuar bashkëkombasen e tyre shqiptare 19-vjeç.

E reja kishte njohur një prej shqiptarëve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i kishte shkuar në banesë 20 vjeçarit.

Vajza e re u bind që të shkonte në shtëpinë e tij, në Agios Nikolaos, në Patissia, por pak pasi hyri brenda, nisi makthi.

Sipas të dhënave hetimore të çështjes, në fillim në banesë ndodhej vetëm djali 20 vjeçar që ishte njohur me shqiptaren në internet.

Pak minuta më vonë, në banesë shfaqet një tjetër djalë shqiptar, 21 vjeç. Që të dy përfshihen në një vorbull pijesh dhe droge duke e bërë dhe vajzën që të konsumojë.

Për tri ditë rresht vajza u mbajt e mbyllur brenda banesës ku u përdhunua vazhdimisht.

Dy djemtë më pas braktisën vajzën e abuzuar në portin e Pireut dhe aty morën anijen për të shkuar me pushime në Mikonos.

Vajza 19-vjeçare iu drejtua policisë. Pak orë më vonë, dy autorët u identifikuan dhe u zbulua se ata kishin shkuar në Mykonos për të bërë … pushime!

Me veprimet e koordinuara të policisë së Athinës dhe Mykonos, si dhe Autoritetit Portual të Mykonos, dy autorët u arrestuan mesditën e së Shtunës në Mykonos. /noa.al

FOTO/ Kush janë 2 djemtë shqiptarë që shkuan me pushime në Mikonos pasi përdhunuan 3 ditë një vajzë