Transmetuar më 27-06-2021, 14:13

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë së “Arrest me burg”  për 22-vjeçarin, Igli Madani, i cili po drejtonte automjetin tip “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë.

Nga ky aksident i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes, fatkeqësisht humbën jetën katër anëtarët e një familje. Viktimat janë Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë bëhet e ditur se Igli Madani nuk ishte i pranishëm në seanca, por është paraqitur avokati i tij Remzi Mehmetaj me prokurë.

Gjithashu mësohet se Madani ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd