
Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me sëpatë në Sarandë, pas konfliktit për klientët. Policia ka njoftuar se sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme.
Bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur 24-vjeçari, Ismiraldo Hoxha. I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh pushimin e taksive.
Bluzat e bardha kanë njoftuar se të riut i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tirane.
Gjithashtu mësohet se policia ka arrestuar autorin, Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë.
Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





