Transmetuar më 26-06-2021, 15:38

Ashtu si shumica e kolegëve të tij futbollistë, edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit është i dashuruar makinat e shtrenjta. Herë pas here, lideri i kombëtares kuqezi i ekspozon katërrrotakët përmes rrjeteve sociale. Blerja e tij e fundit është një “Lamborghini Huracan” i personalizuar.

Çiftimi i futbollistëve dhe makinave luksoze është një kombinim me të cilin jemi mësuar tani. Në të vërtetë, është e rrallë të gjesh një lojtar që nuk ka pasion për makinat e modeleve të fundit. Profilet sociale janë të mbushura me fotografi të xhevahirëve të tyre; super vetura shumë të shtrenjta.

Edhe Hysaj sigurisht që nuk bën përjashtim. Përveç “Lamborghini Huracan” (blerja e fundit), ai ka edhe një “Porsche 911 Turbo”, një fuoristradë “Jeep Wrangler”, një Audi S8 luksoz,. Në fotot e shkrimit shihni koleksionin e tij të super veturave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd