Transmetuar më 26-06-2021, 10:37

Përcillen për në banesën e fundit katër antarët e familjes Gushi. Pamjet të këpusin shpirtin.

Katër makina funerali njëra pas tjetrës i janë drejtuar varrezave. Në dy prej tyre ndodhen prindërit në dy të tjerat vajzat. Trishtimi ka përfshirë këdo sot, jo vetëm familjarët dhe të afërmit e familjes Gushi.

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.

Ngjarja e rëndë që trondit mbarë opinionin publik ndodhi në autostradë, ku thuhet se një mjet tip Audi, ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë. Të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familja Gushi, e cila jetonte prej vitesh në Greqi, u shua e gjitha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd