Transmetuar më 26-06-2021, 09:28

UEFA ka vendosur të ndalojë ekspozimin e birrës për reklamë në konferencat për shtyp të lojtarëve myslimane gjatë Euro 2020. Diçka e tillë do të ndodhë nëse lojtari mysliman do ta kërkojë shprehimisht heqjen e shisheve reklamë.

Konfirmimi erdhi nga një zëdhënës i organit drejtues të futbollit evropian për “Daily Telegraph”:

“Ne do ta pyesim lojtarin nëse dëshiron ta heqë birrën, edhe nëse është joalkoolike. Sponsori është këshilluar për raste të tilla dhe ka rënë dakord.”

Për të bindur UEFA mjaftoi veprimi i mesfushorit francez, Paul Pogba, i cili bëri jehonë pas gjestit të Ronaldos me Coca Cola, duke lëvizur një pije të vendosur midis tij dhe kamerave.

UEFA kishte specifikuar se ajo birrë e një prej sponsorëve kryesorë të turneut ishte në të vërtetë joalkoolike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd