
Përplasja e titanëve tani përsëritet shumë larg Italisë, në Seville, ku Lukaku dëshiron të tërheqë Belgjikën e tij në çerekfinale të “Euro 2020”, duke dëbuar Ronaldon dhe Portugalinë e tij nga froni i kampionëve të Europës. Nga ky ballafaqim do të dalë kundërshtari i mundshëm i Italisë (nëse e lejon Austria). Është gjithashtu një sfidë midis dy “katalizatorëve” të vëmendjes së mediave, protagonistë javën e kaluar gjithashtu me shishet e Coca-Cola.
Një ndeshje me aromë Serie A, siç u zbulua në një konferencë për shtyp nga “Big Rom”: “Ronaldo fitoi trofeun e golashënuesit më të mirë në Serie A, ne fituam titullin kampion. Ishte veçanërisht e rëndësishme ta fitoja atë titull, ky ishte qëllimi im. Nga Cristiano kam zili fuqinë e gjuajtjes dhe aftësitë dribluese. Ai mendoj se më ka zili forcën dhe shënjestrën time. Rekordet e CR7? Nëse ka njeri që mund t’i thyejë rekordet në futboll është sigurisht ai. I heq kapelën, veçanërisht duke parë moshën, në të cilën po i thyen".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





