Transmetuar më 26-06-2021, 08:14

Tirana International Airport njofton se edhe Belgjika ka hequr kufizimet për qytetarët shqiptarë. Për të udhëtuar drejt këtij vendi mjafton pasaporta dhe maska.

"Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska", njofton TIA.

Heq kufizimet edhe Danimarka, por…

Më herët, edhe Danimaka njoftoi heqjen e të gjitha kufizimeve për udhëtarët nga Shqipëria.

Qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit, të bërë 72 orët e fundit, testin serologjik ku vërtetojnë se kanë kaluar koronavirusin ose certifikatën e vaksinës.

Por, thekson se pranon vetëm vaksinat e miratuara nga EMA, pra Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, duke përjashtuar Sputnik V dhe Sinopfarm, me të cilën është vaksinuar shumica e popullsisë në vendin tonë.

Ndërkohë, në një njoftim të bërë nga Aeroporti Kombëtar “Nënë Tereza” sqarohet se nuk duhet test Covid-i për:

1) Pasagjerët nën 15 vjeç 2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid 19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit