Një avari në linjën e Kurum zhyt jugun në errësirë
Transmetuar më 25-06-2021, 20:58

Një avari në linjën e Kurum, ka sjellë si pasojë që disa zona të Sarandës të mbeten sonte pa energji elektrike, raporton noa.al.

Burime zyrtare nga OSHEE thanë se për shkak të një avarie në linjën 35 kV Bistrica 1 – Bistrica 2, të kompanisë KURUM Internanational sh.a (këputje përcjellësi), kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet Saranda 1, Delvinë,  Livadhja dhe Bunec.

Pa energji janë aktualisht disa zona të Sarandës, kryesisht turistike: Çukë, Metoq, Gjashtë, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero.

Po ashtu janë zhytur në errësirë zona të Delvinës, Livadhja, Konispol, Bistricë, Muzinë, Mesopotam, Finiq, Borsh, Coraj, Fterë, Piqeras, Lukovë, Sasaj, Krekëz, Shenvasi, etj.

Aktualisht qyteti i Sarandës po furnizohet nga fiderat 20 kV dhe nuk është prekur nga avaria.

Noa.al u përpoq të kontaktojë me përfaqësues të Kurum por një gjë e tillë nuk u bë e mundur. /noa.al