
Një djalë i ri sulmoi sot pasdite disa persona me thikë në Gjermani. Rezultati, të paktën tre persona vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Autori i krimit u ndalua nga policia pasi u plagos me një plumb në këmbë dhe tani është në paraburgim.
Ngjarja shqetësuese që krijon pasiguri të shtuar për kalimtarët e pafajshëm, ndodhi sot pasdite në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë janë ende të paqarta.
Gjithçka nisi kur një i ri sulmoi një grua me thikë dhe pasi kalimtarët u përpoqën ta ndihmonin gruan, djaloshi filloi t’i sulmonte ata.
Mediat gjermane bëjnë me dije se agresori tashmë është neutralizuar.
Ndërkohë policia ka mbyllur pjesët e qendrës së qytetit dhe u kërkoi banorëve të qëndronin larg.
Wurzburg ka një popullsi prej rreth 130,000 banorësh dhe ndodhet në jug-lindje të Frankfurtit.
Ndërsa këtu shikoni momentin e arrestimit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd







