Transmetuar më 25-06-2021, 16:38

Policia thotë se ka arrestuar sot pasdite në flagrancë drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Igli Madani, 22 vjeç, banues në Tiranë, u prangos pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin Eduart Gushi 44 vjeç.

Si pasojë e kësaj goditjeje fatame ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”.

Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” Ilir Madani që u vu nën arrest spitalor si dhe dy pasagjerët, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Që të tre, ndodhen në spitali, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të Madanit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd