Transmetuar më 25-06-2021, 16:37

Në 24 orët e fundit janë kryer 2706 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me koronavirus shtatë persona.

Janë tre raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe sërish një rast në Kavajë. Një ditë më parë ishin 2 raste dhe ditën pararendëse vetëm një i infektuar ndër afro 4 mijë testime.

Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë          27 Shkodër       20 Durrës          7 Lezhë           7 Berat             5 Elbasan       4 Dibër             2 Kukës           2 Fier              1 Vlorë             1

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd